Bota

Akuzat e Greqisë për Turqinë: Është sulm i koordinuar, janë trafikantë të emigrantëve

2 Mars 2020, 08:01 Nga DOSJA
Akuzat e Greqisë për Turqinë: Është sulm i koordinuar,

GREQI– Çështja e emigratëve sirianë në Turqi dhe kalimi i tyre në Greqi ka ngjallur shumë debat mes palëve, duke bërë që përfaqësues të lartë qeveritarë të Turqisë dhe Greqisë diskutojnë më gjerë për këtë sferë.

Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, i cili ka folur për një sulm të koordinuar në kufijtë tokësorë dhe detarë nga Turqia.  Në këtë mënyrë zyrtari grek e ka cilësuar qeverinë turke si trafikante të emigrantëve.

“Në vend që të kufizojë qarqet e trafikantëve migrantë dhe refugjatë, Turqia vetë është bërë një trafikante. Emigrantët po përpiqen me forcë të hyjnë në territorin Grek, pavarësisht se pala greke e ka bërë të qartë, në çfarëdo mënyre, se asnjë tranzit nuk lejohet.”- tha zëdhënësi i qeverisë.

Ndër të tjera Petsas tha se njerëzit e përqendruar përdoren si gurë nga Turqia për të ushtruar presion diplomatik.

“Greqia ushtron pa mëdyshje të drejtën e saj sovrane dhe detyrimin e saj kushtetues për të ruajtur integritetin e saj.”-u shpreh ai.

Prandaj dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur ditën e djeshme ku dhe morën disa masa të reja:

Përmirësimi i masave të sigurisë në kufijtë lindorë, tokësorë dhe detarë të vendit nga forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura për të parandaluar hyrjen e paligjshme në vend.

Pezullimi i përkohshëm, për një (1) muaj nga data e marrjes së këtij Vendimi, të strehimit të azilkërkuesve që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.

Kthimi i menjëhershëm, kur është e mundur, në vendin e origjinës së atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin Grek pa regjistrim.

Aplikimi në FRONTEX për zhvillimin e ekipit RABIT me qëllim mbrojtjen e kufijve të jashtëm të vendit, të cilat gjithashtu përbëjnë kufijtë e Bashkimit Evropian.

Burimi: keeptalkinggreece

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi refugjatet siriane stelios petsas turqi greqi refugjatet siriane stelios petsas turqi

Sondazh

Poll