Bota

Dy martesa, lidhje jashtëmartesore me gazetare e zëdhënëse dhe afera seksuale, zbardhen ‘dashuritë e vrullshme’ të kry

1 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
Dy martesa, lidhje jashtëmartesore me gazetare e zëdhënëse

BRITANI E MADHE– Mediat britanike kanë bërë së fundmi një artikull në lidhje me historitë e dashurisë, aferat dhe martesat e kryeministrit Boris Johnson. “Daily mail” shkruan se askush nuk e di me saktësi se sa fëmijë ka në të vërtetë Johnson, por që janë të bindur se ka të paktën pesë, sigurisht me gra të ndryshme. Johnson ka publikisht vetëm një martesë, me Marina Wheeler, e cila ka përfunduar në vitin 2018, por që aferat dhe lidhjet jashtë martesore të kryeministrit britanik janë të shumta.

Sipas “Daily mail”, Johnson ka katër fëmijë me Wheeler, Lara Lettice, 26 vjeç, Milo Arthur, 24 vjeç, Cassia Peaches, 22 vjeç dhe Theodore Apollo, 20 vjeç. E njëjta medie shkruan se ai gjithashtu ka një fëmijë të pestë, Stephanie Macintyre, me konsulenten e artit Helen Macintyre. Vajza e zonjës Macintyre dyshohet se është një nga dy fëmijët që ai i lindi si rezultat i një afere që pati me konsulenten e artit.

Gjykata e Apelit vendosi në 2013 që publiku të kishte të drejtë të dinte se ai kishte lindur një vajzë gjatë një lidhjeje jashtëmartesore ndërsa u përmend edhe mundësia që Johnson të kishte dy fëmijë të jashtëligjshëm, e jo vetëm një.

Për herë të parë Johnson u martua Allegra Mostyn-Owen, të cilën e njohu kur ishin studentë në Oksford dhe u celebruan në 1987. Por vetëm gjashtë vite më vonë, në 1993 dyshja firmosën divorcin. Në të njëjtin vit Boris Johnson u martua me zonjën Wheeler më vonë atë vit dhe vetëm pesë javë pas ditës së tyre të martesës, lindi vajza e madhe, Lara. Kjo e fundit është njohur si rebele ndaj të atit, të cilin pas ndarjes nga e ëma e ka quajtur një ‘egoist b*****’.

Në vitin 2004 u raportua se Johnson kishte një lidhje me gazetaren Petronella Wyatt e cila kishte mbetur shtatzënë me të dhe kishte abortuar Në vitin 2006 News of the World raportoi se z. Johnson kishte pasur një lidhje me gazetaren Anna Fazackerley. 

Në vitin 2018, një skandal tjetër goditi zotin Johnson kur dolën në dritë lajmet për lidhjen e tij me ish shefen e komunikimit të Partisë Konservatore, Znj. Carrie Symonds. Pikërisht me këtë të fundit, Johnson nisi bashkëjetesën pas ndarjes nga nëna e katër fëmijëve të tij.

Në një status në Instagram Symonds ka njoftuar se ajo dhe Johnson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke e bërë kryeministrin baba të gjashtë fëmijëve, ose ndoshta shtatë, pasi numri i sigurt i fëmijëve të tij nuk dihet ende. “Unë normalisht nuk do të postoja këtu diçka të tillë, por dëshiroja që miqtë e mi ta zbulonin nga unë. Shumë prej jush tashmë e dinë, por për miqtë e mi që ende nuk e dinë këtë, ne u fejuam në fund të vitit të kaluar dhe kemi një foshnje që pritet të vijë në jetë në fillim të verës,”- shkroi e dashura e britanikut në Instagram.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson femrat dhe femijet e boris johnson boris johnson femrat dhe femijet e boris johnson

Sondazh

Poll