Bota

Vendimi i Kurtit nuk ia “mbush syrin” presidentit Vuçiç: Nuk ka dialog pa heqjen e plotë të taksës

2 Mars 2020, 08:32 Nga DOSJA
Vendimi i Kurtit nuk ia “mbush syrin” presidentit

SHBA– Serbia menjëherë pasi Kosova hoqi taksën në mënyrë të pjesshme, tashmë ka kërkuar që taksa të hiqet plotësisht nga ana e Kosovës.

Ky lajm është deklaruar nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili pas një takimi në Uashington me Matthew Palmer, ka thënë se heqja e pjesshme e taksës nuk është e mjaftueshme për të nisur dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij dialogu me Kosovën mund të vazhdojë vetëm pas largimit të plotë të masës 100% të vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor 2018.

Gjithashtu Presidenti serb ka thënë se ky vendim mbështetet edhe nga i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili është pro heqjes së plotë të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

“Palmer pajtohet me ambasadorin Richard Grenell që tarifat duhet të hiqen plotësisht. Nuk ka diskutime thelbësore me Prishtinën dhe nuk do të ndodhë derisa ata të heqin tarifat. Mund të flasim për asgjë, mund të takohemi, por nuk ka diskutime thelbësore për çështje të rëndësishme.”- është shprehur Vuçiç.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se nga data 15 mars do të heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

 “Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit.”– ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll