Bota

Tension në kufirin mes Greqisë e Turqisë, policia greke përdor gaz lotsjellës për të ndaluar ardhjen e emigrantëve

1 Mars 2020, 16:55 Nga DOSJA
Tension në kufirin mes Greqisë e Turqisë, policia greke

GREQI– Qeveria gjermane ka reaguar të shtunën pas deklaratave të presidentit turk për hapjen e kufijve për refugjatët. Qeveria gjermane është shprehur, se pret “që marrëveshja BE-Turqi të respektohet”. Ajo qëndron “në kontakt me të gjitha palët”. Ministrat e Jashtëm të diskutojnë të enjten shkallëzimin e gjendjes në Siri, përfshirjen e Turqisë në luftime dhe gjendjen në kufirin me Greqinë.

Situata në kufirin greko-turk është tensionuar të shtunën (28.02). Greqia kërkon të ndalë patjetër migrantët që vijnë nga Turqia. “Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për të mbrojtur kufijtë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas të shtunën para gazetarëve. Në 24 orët e fundit, autoritetet greke kanë numëruar 4000 persona që kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e hyrë në Greqi. Sipas Stelios në kufi u zhvillua „një sulm i organizuar ilegal masiv”. Policët grekë dhe mijëra migrantë janë përplasur ashpër në kufirin greko-turk në Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke përdorte gazin lotsjellës kundër migrantëve, që hidhnin gurë nga ana turke e kufirit.

18 000 refugjatë drejt Europës?

Agjencia Reuters ka bërë të ditur, se sipas informacioneve nga burime të saj, Turqia ka vendosur që të mos i ndalë më refugjatët që kanë marrë rrugën drejt Europës përmes rrugës tokësore ose detare. Po të shtunën agjencia e lajmeve, afp ka bërë të ditur se presidenti turk, Erdogan në Stamboll është shprehur, se pavarësisht ujdive me BE për refugjatët, do t’i lejojë ata që kalojnë kufirin në Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan që ka akuzuar BE,se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së refugjatëve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatë janë ndërkohë që nga e premtja në kufijtë e Turqisë me BE. Erdogan theksoi, se „vendi i tij nuk e përballon dot më një valë refugjatësh“. Sipas presidentit turk, numri i refugjatëve mund të shkojë deri në 30.000 vetë gjatë fundjavës.

Vetëm të premten në mbrëmje, i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrë “garancinë” nga Turqia, se Ankaraja do të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes së refugjatëve, të nënshkruar në mars 2016.

Gjendja u shkallëzua papritur këto ditë, pasi Turqia tha se do të hakmerret pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në sulmet ajrore siriane në provincën e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajë më refugjatët që duan të vijnë në Europë. Të shtunën nga Turqia bëhet e ditur, se janë shkatërruar magazina me armë kimike në Siri, si edhe një „numër i madh” i objektivave të qeverisë së Bashar Al-Asadit.

Marrë nga DW 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kufiri greqi-turqi tension kufi kufiri greqi-turqi tension kufi

Sondazh

Poll