Bota

“Më kërcënuan se do të më vrisnin”/ Rrihet barbarisht brenda lokalit në Prishtinë gazetari i RTK-së (FOTO)

2 Mars 2020, 06:39 Nga DOSJA
“Më kërcënuan se do të më vrisnin”/ Rrihet

Kosovë-Mbrëmjen e djeshme, kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona në lokalin “Friends Aveny”, në Prishtinë.

Për këtë ngjarje, vetë Ahmeti është shprehur se dhunuesit e kanë kërcënuar se do e vrisnin. “5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin”, ka deklaruar ai.

Nuk dihen shumë rrethana për ngjarjen por dyshohet se ky sulm është kryer me urdhër të zyrtarit të Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli. Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni altin ahmeti rrihet gazetari i rtk-së altin ahmeti rrihet gazetari i rtk-së

Sondazh

Poll