Bota

ME VIDEO/ Paniku nga koronavirusi, berberi qeth e rruan në distancë

1 Mars 2020, 17:18 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Paniku nga koronavirusi, berberi qeth e rruan në distancë

KUVAJT– Frika nga koronavirusi i ka detyruar njerëzit të marrin masa serioze për përhapjen dhe parandalimin e këtij virusi vdekjeprurës.

Kështu të njëjtën gjë ka bërë edhe një berber në Kuvajt, i cili shihet teksa mban një maskë, si dhe krëhërin të vendosur mbi jë shkop,  duke u përpjekur t’i qëndrojë sa më larg klientit dhe të shmangë çdo kontakt të mundshëm me të. Ky gjest i berberit është bërë viral në rrjete sociale.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota berberi ne kuvajt perhapja e koronavirusit berberi ne kuvajt perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll