2 Marsi/ Basha: E kam për detyrë të dal në mbrojtje të Kushtetutës, si bashkëshort, prind dhe qytetar
1 Mars 2020, 15:28Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta që pritet të mbahet nesër në orën 17:00. Në një status në facebook, Basha shkruan se është detyra e tij që të dalë së bashku me qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës.
“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”– shkruan Basha krah një fotoje të flamurit kuqezi.
Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Presidenca ka njoftuar se manifestimi i së hënës do të zgjatë 2 orë, do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ftoi mbështetësit e partisë Demokratike që të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, n...
TIRANË– Dalin emrat e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare të PS. Pjesëmarrja në votime ishte 85/3%, ku votuan 1242.Ata kanë zgjedhur 135 delegat...
Tiranë- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS-së, është shprehur se kr...
Tiranë- Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes apo besëlikes. Zëdhën...
TIRANË– Në fjalën e tij, kryeministri Rama, teksa po fliste para të rinjve, i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë tha se vendi nuk mun...
TIRANË– Në ditën e tretë të Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë, referuar një parafolëseje, ku i tha të fala mamit, pasi është me P...
Kosovë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit u shpreh se ai po baltos figurën e Albin Kurtit, pas vendimit p...
TIRANË– Në ditën e tretë të Kongresit të PS, i pari që e mori fjalën ishte kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, (FRESH) Eljo Hysko. Në fjalën e tij,...
TIRANË-Partia Socialiste zhvilloi sot ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus janë programet për të rinjtë. Në podiumin para presidencës folën disa student...