Politike

Manifestimi i Ilir Metës, Rama e ‘pagëzon’: 2 marsi, besëlidhja e Dytë e Lezhës. Populli i ka sytë nga ne

Video
Rama e ka "pagëzuar" manifestimin e Metës si Besëlidhjen e Dytë të Lezhës duke i cilësuar gjithashtu edhe si armiqtë e Drejtësisë së Re. 
Featured image of article: Manifestimi i Ilir Metës, Rama e ‘pagëzon’: 2 marsi, besëlidhja e Dytë e Lezhës. Populli i ka sytë nga ne Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar manifestimin që presidenti Ilir Meta do të zhvillojë në Tiranë. Kreu i qeverisë është shprehur se njerëzit nuk kanë më shpresa tek opozita dhe së gjithë vëmendjen e kanë tek qeveria.

Rama e ka “pagëzuar” manifestimin e Metës si Besëlidhjen e Dytë të Lezhës duke i cilësuar gjithashtu edhe si armiqtë e Drejtësisë së Re.

Njerëzit po presim Besëlidhjen e Dytë të Lezhës më 2 mars. Mendoni që njerëzit do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e tij që janë armiqtë e drejtësisë së re. Këta, aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjnë besëlidhjen e dytë të Lezhës pa shkuar fare në Lezhë. Nuk i shohin njerëzit fare ata, njerëzit shohin nga ne.”-u shpreh Rama

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njerëzit po presim Besëlidhjen e Dytë të Lezhës më 2 mars. Mendoni që njerëzit do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e tij që janë armiqtë e drejtësisë së re. Këta, aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjnë besëlidhjen e dytë të Lezhës pa shkuar fare në Lezhë. Nuk i shohin njerëzit fare ata, njerëzit shohin nga ne. Nuk dua të merrem fare me katandisjen e konkurentëve por dua t’ju them që ta kuptojmë sot pa na ndodhur pa na ndodhur pasoja të mëdha se ky boshi që kemi përballë mund të jetë i rrezikshëm. Çdo ditë ne prodhojmë kundërshti me programin e PS. Në jemi “Champions League” ata kanë Beslidhja e Dytë. Organizatat me burrat që nuk lënë gratë duhen shkrirë, nuk duhen lënë fare. Vijnë udhëheqësat në Kongres dhe nuk e kanë arritur akoma që të kenë një bashkëkryetare grua. Është turp, është tallje. Nuk e marrim dot energjinë që na duhet për të bërë ndryshe disa gjëra që kemi bërë. Është e papranueshme që mos të kemi një shkallë intensive të bashkëbisedimit të deputetit me popullin.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment