Sport

Rekord në futbollin shqiptar, Tirana mbush arkën mirë e mirë për derbi

28 Shkurt 2020, 18:17 Nga DOSJA
Rekord në futbollin shqiptar, Tirana mbush arkën mirë e mirë

Kategoria Superiore sot vendosi një rekord. Ndeshja Tirana-Partizani gjithnjë prodhon rekorde, por ky i sotmi kalon të gjitha parashikimet.

Klubi bardheblu ka mbushur arkat mirë e mirë sot, sepse kompania që merret me shitjen e biletave ka njoftuar se janë shitur 19.590 bileta gjithsej. Stadiumi “Air Albania” ka një kapacitet prej 22500 vendësh dhe i bie që pjesa më e madhe e stadiumit është shitur.

Ky është një lajm i mirë për futbollin shqiptar dhe sidomos për klubin e Tiranës. “Air Albania” po kontribuon në të ardhurat e klubeve, edhe pse bëhet fjalë vetëm për pak ndeshje në sezon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bileta derbi rekord bileta derbi rekord

Sondazh

Poll