Sport

Juventusi dhe United vihen në garë për yllin e Serie A

28 Shkurt 2020, 17:01 Nga DOSJA
Juventusi dhe United vihen në garë për yllin e Serie A

Manchester United synon që sezoni i ardhshëm të jetë më i miri i viteve të fundit dhe të jetë rival serioz për titullin kampion, që tashmë mungon prej vitesh në “Old Trafford”.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë bërë planet e para për formimin e një skuadre të denjë, me merkato të fuqishme në merkaton e verës, shkruan “Daily Mail”. Lojtari i përzgjedhur nga trajneri Solskjaer është ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa.

Ai pritet të largohet në fund të sezonit nga Firenze dhe United do të bëjë gati 75 milionë euro për të bërë të mundur transferimin e tij. Gara do të jetë e fortë për të, sepse Chiesa kërkohet edhe nga Juventusi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiesa juve united chiesa juve united

Sondazh

Poll