Sport

Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare! Ka surpriza

28 Shkurt 2020, 17:16 Nga DOSJA
Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare! Ka surpriza

Tirana dhe Partizani do të luajnë sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit është ndeshja më e shumëpritur e kampionatit shqiptar.

Trajnerët Emanuel Egbo dhe Adolfo Sormani sapo kanë publikuar formacionet e tyre dhe ka jo pak surpriza. Për shembull, te Partizani krahun e majtë do e mbulojë Esin Hakaj. Mbrojtësi merr vendin e Trashit, aktualisht i dëmtuar. Çinari, Bardhi dhe Brown do të jenë në sulmin e kuq.

Te Tirana iu besohet emrave të cilët ishin parashikuar nga mediat. Ja 11-shet zyrtare:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Bardhi, Brown

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania derbi formacionet air albania derbi formacionet

Sondazh

Poll