Sport

Neymar vazhdon luftën ekonomike me Barcelonën, hedh për herë të tretë në gjyq klubin katalanas

28 Shkurt 2020, 13:02 Nga DOSJA
Neymar vazhdon luftën ekonomike me Barcelonën, hedh për herë

SPANJË- Sipas “El Mundo Deportivo” braziliani shpreson që Barça t’i paguajë 6.5 milionë euro për pagesat që lidhen me marrëveshjet e bëra në periudhën kur u transferua nga Santosi në vitin 2013.

Në dy paditë e mëparshme sulmuesi i ka kërkuar klubit katalanas që t’i paguante bonuset dhe pagat e mbetura nga koha kur luante në Spanjë. Padinë e parë ai e ngriti në vitin 2018, në atë kohë 28-vjeçari deklaronte se ish-klubi i kishte borxh 28.6 milionë euro nga bonuset për rinovimin e kontratës së tij para se të transferohej te PSG.

Padinë e dytë Neymar e ngriti në dhjetor të vitit 2019, ndërsa ekipi i avokatëve të tij kërkonte 3.5 milionë euro për paga të papaguara nga sezoni i tij i fundit.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona el mundo deportivo neymar barcelona el mundo deportivo neymar

Sondazh

Poll