Sport

Koronavirusi “paralizon” një tjetër kampionat

28 Shkurt 2020, 13:45 Nga DOSJA
Koronavirusi “paralizon” një tjetër kampionat

ZVICËR– Coronavirusi ka alarmuar çdo person dhe frika nga ky virus ka bërë që të mbyllen disa kampionate futbolli.

I pari që mbylli të gjithë sezonin ishte kampionati kinez,ndërsa pak ditë më parë Seria A në Itali shtyu disa ndeshje si dhe komunikoi zhvillimin me dyer të mbyllura të disa takimeve të tjera.

Tashmë mësohet se Zvicra është një tjetër vend që është prekur nga ky virus dhe për këtë shkak shteti zviceran është alarmuar.

Për këtë arsye shteti zviceran ka vendosur që të anulojë çdo ndeshje të kësaj fundjave për çështje sigurie. Këtë fundjavë i gjithë futbolli zviceran nuk do të luhet për arsye sigurie.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne zvicer koronavirusi ne zvicer

Sondazh

Poll