Sport

Bayern trembet nga Coronavirus, iu kërkon ndjesë tifozëve për masat

28 Shkurt 2020, 17:09 Nga DOSJA
Bayern trembet nga Coronavirus, iu kërkon ndjesë tifozëve

Bayern nuk do të rrezikojë lojtarët nga Coronavirus dhe për këtë ka marrë masa. Sipas asaj që ata vetë kanë zbuluar për mediat, rekordmenët e Bundesligës do të tregohen më të kujdesshëm.

Yjet bavarezë janë udhëzuar që të shmangin dhënien e autografeve për tifozët. Ata nuk duhet të kenë kontakt me të panjohur, sidomos tani që luhen ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Drejtuesit do të lejojnë tifozët të jenë të pranishëm në fushën stërvitore, por kontaktet ndërmjet tyre dhe lojtarëve do të jenë të pamundura.

“Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve. Kjo është një masë e detyrueshme në këto ditë”, ka deklaruar zëdhënësi për shtyp i Bayern-it.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga coronavirus bayern bundesliga coronavirus

Sondazh

Poll