Sport

Gjithmonë titullar, por nuk ka rezultat, Milani vendos shitjen e futbollistit

28 Shkurt 2020, 16:23 Nga DOSJA
Gjithmonë titullar, por nuk ka rezultat, Milani vendos shitjen e

Milani ka investuar rreth 25 mln euro për kartonin e tij, por Franck Kessie nuk e ka treguar veten në asnjë rast te “Djalli”. Edhe pse titullar thuajse gjithmonë, lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk ka bërë diferencën.

Huazimi me të drejtë blerje u pa si alternativë nga drejtuesit kuqezi në merkaton e janarit, por asnjë klub nuk shfaqi interesim serioz për mesfushorin. Vjet ai ka qenë më mirë, por këtë sezon duket hija e vetes.

Në fund të këtij sezoni, pritet që ai të largohet përfundimisht nga Milani. Bordi i klubit ka vendosur që mesfushori të mos luajë më në Milano, sepse mundësitë e shfaqjes së vlerave kanë qenë të mjaftueshme dhe Kessie nuk i ka përdorur.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kessie merkato milan kessie merkato milan

Sondazh

Poll