Sport

Lajm i keq për titullarin e Mourinhos, do i duhet të futet në karantinë

28 Shkurt 2020, 16:07 Nga DOSJA
Lajm i keq për titullarin e Mourinhos, do i duhet të futet në

Son pësoi një dëmtim me Totenhemin dhe iu desh të kthehej në atdhe për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim përshpejtimin e rikuperimit. Udhëtimi i tij në atdhe rastisi me shpërthimin e koronavirusit “Covid-19” në Kinë e më pas në gjithë Azinë.

Ne atdheun e Son, Korenë e Jugut janë mbi 2500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe deri më tani kanë humbur jetën 16 prej tyre.Sulmuesi i Totenhem së shpejti do të kthehet në Angli për të vazhduar fazën rehabilituese. Megjithatë, kthimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Ai, ashtu si shumica e personave të ardhur nga Azia, do të duhet të kalojnë rreth dy javë të veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë me qëllim mos infektimin e të tjerëve me virusin Covid-19, në rast se ylli i londinezëve është infektuar. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i “Spurs”, Jose Mourinho, i cili është shprehur se Son do i nënshtrohet një protokolli sigurie në momentin që do të vijë në Londër.

Portugezi shtoi se me shumë mundësi koreani do të jetë i gatshëm për disa ndeshje në fund të sezonit. Të njëjtat shpresa, portugezi i ka edhe për HarryKane, i cili me dëmtimin e tij e ka lënë skuadrën pa një qendërsulmues tipik.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport son son

Sondazh

Poll