Koronavirusi “paralizon” një tjetër kampionat
ZVICËR– Coronavirusi ka alarmuar çdo person dhe frika nga ky virus ka bërë që të mbyllen disa kampionate futbolli.I pari që mbylli të gjithë sezonin...
Të dielën do të jetë ndeshja e 173 mes Juventus-Inter, një bilanc që i buzëqesh bardhezinjve (83 fitore kundër 46 zikaltër e 43 barazimeve) edhe pse gjithmonë është një sfidë që shkon përtej rezultatit në fushë.
Për ti dhënë një fillim këtij rivaliteti të vecantë, duhet kthyer në 1961 kur ndeshja në Torino u ndërpre për shkak të një prezence të tifozëve mbi normën e lejuar: iu dha fitorja në tavolinë miqve, si thuhej në rregulloren e atëhershme, por Juventus apeloi dhe më pas fitoi ndeshjen e riluajtur. Në momentin e rikuperimit të ndeshjes, bardhezinjtë e kishin fituar kampionatin dhe atëherë presidenti zikaltër Angelo Moratti për protestë zbriti në fushë të rinjtë: përfundoi 9-1 për Juventus.
Gjatë viteve rivaliteti mes dy klubeve mbeti i ndezur por jo si në vitin 1961, rasti për tiu kthyer zjarrit ndodhi 20 vjet më parë me përplasjen e famshme Iuliano-Ronaldo. Në Torino ndeshja titull përfundoi 1-0 për bardhezinjtë falë një goli të Alessandro Del Piero, por në sytë e tifozëve zikaltër, edhe sot, mbetet vendimi i arbitrit Ceccarini për të mos akorduar një penallti pas ndërhyrjes së Mark Iuliano ndaj Ronaldo fenomenit.
Në 2006, Calciopoli ndryshoi, ndoshta përgjithmonë, historinë e rivalitetit mes Juventus e Inter. Rrëzimi i bardhezinjve në Serie B e dorëzimi i titullit kampion 2005/06 për zikaltrit është akoma motiv debati. Tifozët interistë e quajnë “titulli i ndershmërisë” ndërsa ata juventinë “titull kartoni”. Tripleta e 2010 e Inter, me polemikat e Josè
Mourinho, e shtatë vitet e triumfeve bardhezi janë aktet e fundit të një konfrontimi që nuk është kurrë banal: mjafton të kthehesh tek 2-3 i San Siro në prillin e 2018 me kartonin e kuq për Vecino e një fitore e Juventus që kishte vlerën e një kampionati tjetër të siguruar. Të dielën rinis gjithcka nga e para.
(e.ç.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZVICËR– Coronavirusi ka alarmuar çdo person dhe frika nga ky virus ka bërë që të mbyllen disa kampionate futbolli.I pari që mbylli të gjithë sezonin...
SPANJË- Sipas “El Mundo Deportivo” braziliani shpreson që Barça t’i paguajë 6.5 milionë euro për pagesat që lidhen me marrëveshjet e bëra në periudh...
ZVICËR– Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për fazën e 1/8-ave, ku Interi nuk ia ka hedhur paq, pasi do të përplaset me surprizën e mad...
TIRANË–Mesa duket jo vetëm te Tirana janë supersticiozë para derbit, por edhe te Partizani. Futbollisti Uilliam Kordeiro ka ndryshuar totalisht pamjen e ti...
Interi këtë të enjte fitoi edhe ndeshjen e dytë në Europa League ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2-1. Ekipi i trajnerit Conte luajti me kujdes në “San Siron” e ...
Interi sonte kaloi në avantazh në ndeshjen kundër Ludogoretsit me rezultatin 2-1 pas një goli shumë të pazakontë.Lukaku shënoi me kokë pas një aksioni të &ccedi...
Emanuele Giaccherini është i mendimit se Juventusi i trajnerit Maurizio Sarri nuk mund të ketë kurrë fryte, sepse ka në formacion yllin Cristiano Ronaldo.“Klubi...
Mbrojtësi i Barcelona, Gerard Pique, ka nisur të mendojë shpejt për të ardhmen e tij pas futbollit aktiv. Aktualisht ai është president i klubit Andorra. Spanjo...
BRAZIL- Në raundin e dytë të Kupës së Brazilit u zhvillua një nga ndeshjet më të çmendura. Një përballje që u zhvillua mes Parana dhe Bahia De Feira që u...
Sot nuk pati surpriza në ndeshjet e orës 18:55 të Europa League. Roma rrezikoi një moment pas golit të Gentit, por barazoi ndeshjen me anë të Kluivert dhe kuali...