Sport

Hidhet shorti për Europa League, buzëqesh Inter dhe Man. United, por sa shumë sfida të mëdha!

28 Shkurt 2020, 12:37 Nga DOSJA

ZVICËR– Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për fazën e 1/8-ave, ku Interi nuk ia ka hedhur paq, pasi do të përplaset me surprizën e madhe të këtij kompeticioni, Getafen.

Me fat ishte Manchester United që “peshkoi” austriakët LASK Linz.

Një sfidë e vështirë për Romën të cilëve iu duhet të përballen me ekspertë të këtij kompeticioni, siç është skuadra e Seviljes.Sakaq, pjesë e shortit janë edhe skuadrat e legjionarëve shqiptarë.

Rangers i sulmuesit Florian Kamberi, Baseli i Taulant Xhakës, po ashtu edhe Olimpiakos që ka në përbërje të riun e talentuar, Emiliano Bullari.

 

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter man nyon shorti për europa league zvicrës inter man nyon shorti për europa league zvicrës

Sondazh

Poll