Aktualitet

Policia kontrolle “blic” gjatë natës në Lazarat, arrestohet Amarildo Aliko, sekuestrohen armë dhe municione

28 Shkurt 2020, 07:05 Nga DOSJA
Policia kontrolle “blic” gjatë natës në Lazarat,

Gjirokastër- Policia e Shtetit rrethon Lazaratin,  që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm po kryen kontrolle “blic’në disa banesa në këtë fshat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është arrestuar Amarildo Aliko, i afërmi i Dash Alikos, pasi në banesën e tij janë gjetur 4 armë, model 56 (kallash), një granatë, një pushkë 20-she e mijëra fishekë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në këtë aksion janë përfshirë tre grupe efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë, të cilët janë duke kryer kontrolle në banesa të tjera.

Ky operacion vijon pas arrestimit të 12 personave në Tiranë, mes tyre edhe botuesi Henri Çili.  Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Pëmetit, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu bandën e Lazaratit. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv/aktiv në fushën e drejtësisë, pastrim parash, dhe mashtrim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo aliko arrestohet henri cili policia kontrolle në lazarat amarildo aliko arrestohet henri cili policia kontrolle në lazarat

Sondazh

Poll