Aktualitet

14 ditë zie kombëtare, mijëra njerëz të gjunjëzuar para statujës, urdhërat e Enver Hoxhës për vdekjen e Stalinit

18 Mars 2019, 07:35 Nga DOSJA
14 ditë zie kombëtare, mijëra njerëz të gjunjëzuar

Tiranë- Diktatori Enver Hoxha pasi prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, nisi një kapitull të ri. Ai u rreshtua në krahë të Bashkimit Sovjetik  dhe që nga viti 1949 deri në vitin 1960 vendi jonë fitoi 200 milionë euro të ardhura nga Sovjetikët që u përdorën për zgjerim teknik dhe infrastrukturor.  Marrëdhëniet e ngushta shqiptaro sovjetime mbetën të mira deri më 5 mars 1953, kur vdiq Stalini. 

Çfarë bënë shqiptarët me urdhër të Enver Hoxhës ku vdiq Stalini?

Ata që kanë jetuar në atë periudhë i mbajnë mend shumë mirë ditët e gjata të zisë. Në Shqipëri nga shteti u vendos 14 ditë zi kombëtare për vdekjen e Stalinit, më shumë se në Bashkimin Sovjetik. 

Enver Hoxha mblodhi popullin në shesh qëndror në Tiranë dhe u kërkoi të binin në gju para shtatores së Stalinit. Por jo vetëm kaq. Ai u kërkoi shqiptarëve të bënin një betim për besnikëri të përjeshme dhe mirënjohje ndaj atij që ai e quante ‘babai i dashur’ i shqiptarëve. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 14 dite zi kombëtare urdhërat e enver hoxhës vdekja e stalinit 14 dite zi kombëtare urdhërat e enver hoxhës vdekja e stalinit

Sondazh

Poll