Aktualitet

Festimet për Ditën e Verës, qytetarët kujtojnë me dron Ardit Gjoklajn (FOTO)

17 Mars 2019, 19:13 Nga DOSJA
Festimet për Ditën e Verës, qytetarët kujtojnë me dron

TIRANË- Gjatë festimeve të sotme në Tirianë për Ditën e Verës, të organizuara nga Bashkia Tiranë, një grup qytetarësh nuk kanë harruar të kujtojnë Ardit Gjoklajn.

Gjoklaj është 17-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht në landfillin e Sharrës pak vite më parë. Përmes dronit ata kanë shpalosur në qiellin e Tiranës foton e tij, duke bërë edhe një tjetër apel për drejtësi ndaj ngjarjes së rëndë.

Historia e të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i pajetë në landfillin e Sharrës hapi një valë polemikash dhe debati në vitin 2016, kohë kur ndodhi ngjarja. Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, se kishte ndërhyrë tek prokurori i Tiranës, Petrit Fusha për hetimet e kësaj ngjarjeje.  Ardit Gjoklaj u vra, dhe vrasja e tij, siç na informon sot pas 3 vitesh Gjykata e Tiranës, kurrë nuk u hetua. Për ta lexuar vendimin e plotë të Gjykatës lidhur me rastin e Gjoklajt (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjoklaj dita e veres kujtohet ardit gjoklaj ardit gjoklaj dita e veres kujtohet ardit gjoklaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...