Aktualitet

Tentoi t’i hidhte bojë Veliajt, studenti: Na dhunuan në bodrumin e bashkisë dhe në komisariat

17 Mars 2019, 21:05 Nga DOSJA
Tentoi t’i hidhte bojë Veliajt, studenti: Na dhunuan në bodrumin

TIRANË- Një prej studentëve që tentoi t’i hidhte bojë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, është shprehur se ai dhe shoku i tij janë dhunaur në ambientet e bashkisë.

Sipas informacioneve mësohet se studenti, Gëzim Almeta, është shprehur se menjëherë pasi tentuan të qëllojnë Veliajn, ai së bashku me shokun e tij Nikolin Cali, u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

“Jam sulmuar dhe më kanë rrahur brutalisht. Kanë qenë efektivë të RENA, FNSH dhe Shqiponjave. Pasi më kanë rrahur më kanë tërhequr zvarrë në bodrumin e bashkisë  Tiranë. Më kanë dhunuar bashkë me një shok timin për 20 minuta.Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushte. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim.”, është shprehur ai. Më tej miqtë e tij i kanë publikaur dhe foto teksa ai duket se ka shenja në fytyrë.

Dy të rinj kanë tentuar të godasin me bojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. (Lexo këtu) Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që kryebashkiaku ishte në shesh bashkë me qytetarët e mbledhur për të festuar Ditën e Verës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne bodrumin e bashkise dita e veres gezim alemta goditet me boje erion veliaj nikolin cali studentet e frpd dhuna ne bodrumin e bashkise dita e veres gezim alemta goditet me boje erion veliaj nikolin cali studentet e frpd

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...