Aktualitet

Humbi të dashurën teksa po i mësonte makinën, 19-vjeçari bën dedikim prekës

17 Mars 2019, 18:35 Nga DOSJA
Humbi të dashurën teksa po i mësonte makinën,

SARANDË- Një vajzë vetëm 18 vjeçe ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh, ndërsa i dashuri i saj mbeti i plagosur.

Ky i fundit po i mësonte makinën të dashurës, po kanë humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal. Aksidenti i rëndë me një të vdekur, ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë në Borsh.

Viktimë ka mbetur Analuiza Duro, 18 vjeçe, e cila ishte në vit të fundit në shkollën e mesme. Vajza adoleshente mësohet se ndodhej në makinë bashkë me të fejuarin e saj, Robert Dhuli, 19 vjeç kur ndodhi aksidenti.

Sot Dhuli ka thyer heshtjen duke publikuar një postim në Facebook, ku i ka bërë një dedikim prekës së dashurës që e humbi në aksidentin rrugor.

jeta imee fryma ime qe me ikie me le vetem

pse sme more dhe mua

ndoshta do ishim bashk aty lart

ndoshta do perqafonim njeritjetrin si gjithmon

pse ike

mallkoj veten per ty

emallkoj cdo sekond q mar frym pa ty”, shkruan i ri në Facebook.

Ngjarja ka tronditur banorët e Borshit, të cilët i njihnin të rinjtë, pasi vajza ishte nga Borshi, ndërsa Roberti nga fshati Fterre. Drejtuesi i mjetit Robert Dhuli është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne borsh aksidenti rrugor analuiza duro mbytja ne kanal robert dhuli aksidenti ne borsh aksidenti rrugor analuiza duro mbytja ne kanal robert dhuli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...