Aktualitet

U lirua nga detyra si kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha emërohet në krye të ALUIZNI-t në Tiranë

18 Mars 2019, 06:29 Nga DOSJA
U lirua nga detyra si kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha

Elbasan- Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është liruar nga kjo detyrë me firmë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjionaj pasi është emëruar në një tjetër post të rëndësishëm.

Mësohet se Mariglen Disha është emëruar Drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë duke zëvendësuar, Eglantina Frrokun.

Për këtë detyrë të re,  ai në “Facebook” ka falënderon qytetarët e Elbasanit për besimin që kishin ndaj punës dhe veprimtarisë së tij.

Për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e mi në qarkun e Elbasanit dhe më gjerë. Dua tju falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam përpjekur të sherbej me gjithë forcën dhe mundesitë e mia dhe së bashku kemi arritur jo pak suksese. Miq, dua te ndaj ju, se më është besuar një detyrë tjetër në Tirane dhe shpresoj të kem të njëjtin sukses si në Elbasan. Faleminderit për mbështetjen Tuaj!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aluizni tiranë ish-kreu i hipotekës elbasan mariglen disha posti i ri aluizni tiranë ish-kreu i hipotekës elbasan mariglen disha posti i ri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...