Aktualitet

Ekzekutimi i 62-vjeçarit tek liqeni, ish-drejtuesi i Policisë: Baçinozi, i përndjekur deri në vdekje

17 Mars 2019, 20:12 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 62-vjeçarit tek liqeni, ish-drejtuesi i Policisë:

TIRANË- Ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka reaguar për vrasjen e ish të burgosur të komunizmit Haxhi Baçinozi. Në një postim në Facebook, Havari shkruan se ish i përndjekuri politik u vra një dorë e zezë.

“Menjehere mediat thuaj te gjitha pa marre informacion zyrtar qe e kane te detyrueshme kete gje , deklaruan se i ndjeri Baçinozi i kishte borxh viktimes 54 .000 dollare”, shkruan më tej ish-drejtuesi i Policisë.

POSTIMI I PLOTË I HAVARIT

Nje koment!

Mbreme tek liqeni i Tiranes u vra nga nje dore e zeze ish i burgosuri politik Haxhi Baçinozi.  Menjehere mediat thuaj te gjitha pa marre informacion zyrtar qe e kane te detyrueshme kete gje , deklaruan se i ndjeri Baçinozi i kishte borxh viktimes 54 .000 dollare.

Por sot dolen disa deshmitare ish te burgosur politik miq vuajtjesh ne burgjet famkeqe te Burrelit e Spaçit te cilet deklaruan te kunderten se vrasesi i kishte 54.000 dollare borxh ish te burgosurit politik ketij njeriu te fisem .

Kete fakt e vertetoi dhe miku i vrasesit Myftar Pasha cili u dorezua sot ne polici e midis te tjerash tha: “Ne moment qe u perballem me Haxhiun e te birin, miku im Islam Myrtaj me tha, obobo kush e duron kete tani do me kujtoj borxhin dmth se ky plehra vrastar i kishte borxh te pa fajshmit”.

Te jem i sinqerte me erdhi keq qe fatkeqsit nuk u ndahen njerezve te vuajtur nga ajo diktature e ndyre ku biografin ta benim sekretaret e partis qe per fatkeqsin e kesaj shtrese por dhe te popullit vazhdojne te jen prezent ne jeten politiko shoqerore .

Mendova , kushedi ne çrrethana i ka marre leket borxh , hallexhinj se kane marre dot vehten si 90 % e tyre dhe pergjegjesin kryesore per gjendjen e tyre e ka ajo force politike qe me kredon e tyre erdhi ne pushtet ne vitin 1992 , te mos flasim pastaj per ndeshkimet ndaj krimineleve te atij rregjimi sikunder eshte rasti i Edmond Caja ish kapo i burgut te Spaçit i cili diten e revoltes u kthye ne kasap ku rrahu ne menyre ç’njerezore te burgosurit politik kryesisht me te rendesishmit midis tyre dhe Haxhi Baçinozi i cili u nda nga vdekja ne fill te perit me 25 vjet burg , por “ss” Caja nuk i hyri gjemb ne kembe , ketu nuk pati “Nyrenberg” dhe sigurisht llogjika e ftohte nuk e pranon kete .

Pyetja qe shtroj qetesisht rreth komentit te siperm eshte ky:.

Si ka mundesi qe e gjith kjo media moderrne me ushtri gazetaresh ne qender e ne teren , ne sinkron te plote me njera tjetren i dhane opinionit publik nje lajm te rreme , te ndyre , te turpshem dhe me e renda asnje nga udheheqesit e pushtetit te katert pas daljes se informacionit te vertete nuk kerkuan ndjes publike familjes se heroit antikomunist ?.

E dine keta zoterinj se ç’fare plage i kane hapur kesaj familje ?.

 Perse valle , ç’eshte ky zell , nga ju buron kjo lloj sjellje qe menjehere drejtojne gishtin tek plaget e pa mbyllura te ketyre martireve dhe kur arrestohet ndonje nga  pinjollet e komunizmit e bij  e kalojne lehte sikur nuk ka ndodhur gje fare ?!.

Kete shkrim e bera sapo lexova te verteten e hidhur dhe ashtu ne irritim e siper shkruajta komentin .

Une e di ku eshte plaga dhe nuk e sheroj dot , ajo filloi kur u arrestua gjigandi i burgjeve komuniste Kurt Kola i cili nuk u be putha dore i pushtetit , nuk shkeli mbi vuajtjet e tij dhe te bashkvuajtsve gjithashtu.

Ndjehem krenar qe une nuk u bera vegel e pushtetit te kohes te shtypja shtresen time dhe kostua e ketij veprimi do i jepte frytet shume shpejt .

Rregjimi i dyte do me ndeshkonte jo me burg si i pari, por me largim nga puna .

Bashkim , hero i Spaçit qe ngrite krye mu ne zemer te bishes komuniste , te mori jeten krejt kot nje llum si shume llumra qe ka kjo shoqeri .

Ne vend te vritej ne atentat publik krimineli me damke qe jeton i lumtur ne Gjermani , Gjermania qe nuk u ndahet nazisteve dhe i denon me burg te perjetshem qofshin 90 vjeç, mban nje nazist komunist Shqiptar qe nuk i ndan gje nga ideologjia .

Uroj qe pas kesaj strukturat e shtetit Shqiptar Edi Rama te perfshihet ne kete historin e ketij njeriu dhe te mijrave qe jane persekutuar ne kocke nga ai rregjim , por dhe veglat mizore qe e mbajten ne kembe me Cajen me shoke.

Te vere ne dispozicion dhe nje shume eurosh per tu paguar bileten e avioneve ketyre deshmitareve okulare , te cilet jane te varfer dhe bashke me varferin vdes dhe historia , keshtu nuk ndeshkohen dhe kriminelet.

E ka per detyre shoqeria te paguaj per te ndeshkuar kriminelet e pa ndeshkuar , fundja qeverrit e radhes kane paguar deri ne 40.000 dollare per kollarexhinj te pushtetit te tyre,  kur kane pasur probleme shendesore .

U prehsh ne paqe zoteri i nderuar Haxhi Baçinozi.

 Mit’hat havari 17.03.2019.

Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. 

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 marsit rreth orës 20:00 të mbrëmjes teksa 62-vjeçari kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur. (Lexo këtu) Aty është afruar dhe pas një konflikti verbal, ai ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Pasi ka qëlluar ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i 62 vjecarit haxhi baçinozi mit'hat havari vrasja tek kodrat e liqenit ekzekutimi i 62 vjecarit haxhi baçinozi mit'hat havari vrasja tek kodrat e liqenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...