Aktualitet

Humbën prindërit në aksident rrugor, Xhaçka premton ndihmë dhe shtëpi për katër vajzat jetime

17 Mars 2019, 18:21 Nga DOSJA
Humbën prindërit në aksident rrugor, Xhaçka premton

DIBËR- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi sot katër vajzët e mbetura jetime pas një aksidenti tragjik të ndodhur të dielën e kaluar.

Xhaçka u shpreh se qeveria përveç përkujdesjes, do t’iu ofrojë vajzave edhe një shtëpi në Tiranë duke i premtuar mbështetje në çdo drejtim.

“Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, shkruan Xhaçka.

Prindërit e katër vajzave të mbetura jetime, humbën jetën një javë më parë pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. (Lexo këtu)

Aksidenti ishte i rëndë dhe u mori jetën prindërve të katër fëmijëve. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” pak ditë më parë premtoi mbështetje për këtë familje dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmonin 4 fëmijët e mitur. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 femijet jetim aksidenti ne diber olta xhacka vdesin prinderit e kater jetimeve 4 femijet jetim aksidenti ne diber olta xhacka vdesin prinderit e kater jetimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...