Aktualitet

“Jo HEC-eve mbi Urakë”, banorët e Mirditës në protestë, Imzot Gjergj Meta i mbështet (Video)

17 Mars 2019, 13:31 Nga DOSJA
“Jo HEC-eve mbi Urakë”, banorët e Mirditës në

MIRDITË– Ditën e sotme banorët e Kurbneshit, Mirditë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen mbi lumin e Urakës. Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe Ipeshkvi i Mirditës Imzot Gjergj Meta, i cili për shkak të angazhimeve të tij nuk ka mundur të jetë i pranishëm, por ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në faqen “Dioqeza Rrëshen”.

“Jo HEC-eve mbi Urakë! Nesër, për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.

Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta. Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t’i përçudnojmë.

I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.

Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti,”– shkruan Imzot Gjergj Meta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj meta hece ne mirdite imzot gjergj meta lumi i urakes gjergj meta hece ne mirdite imzot gjergj meta lumi i urakes

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...