Aktualitet

Atentati ndaj të riut në Tiranë, Policia: Zbardhet ngjarja, në kërkim autori

17 Mars 2019, 19:24 Nga DOSJA
Atentati ndaj të riut në Tiranë, Policia: Zbardhet ngjarja,

TIRANË-  Policia e Tiranës ka zbardhur ngjajren e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Komuna e Parisit”. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se ka zbuluar se cili është autori i kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim atë.

Sipas uniformave blu autori i dyshuar i kësaj plagosje ështe shtetasi i identifikuar me inicialet A.B. 30 vjeç banues në kryeqytet.

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi E. K., 29 vjeç.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Procedohet penalisht dhe një 26-vjeçar për “Deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin: A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë

Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 14 marsit te ‘Komuna e Parisit’ ku ngeli plagosur Enea Keqa. Dyshohet se breshëria e plumbave ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës. (Lexo këtu)

Autorët në drejtim të 26-vjeçarit qëlluan tre herë me armë, dhe ky i fundit ngeli i plagosur vetëm me një plumb në këmbë. Mësohet se Keqa ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati tek komuna e parisit enea keqa plagosja ne tirane atentati tek komuna e parisit enea keqa plagosja ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...