Aktualitet

“Ti e ke hak të të hysh njëherë në dajak”/ Neritan Ceka s’përmbahet ndaj Denis Dyrnjasë, çfarë e acaroi politikan

28 Shkurt 2020, 06:56 Nga DOSJA
“Ti e ke hak të të hysh njëherë në dajak”/

Tiranë- Neritan Ceka është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një debat në emisisonin “360 gradë” me gazetarin Denis Dyrnjaja për naftëtarët që u futën në grevë urie. Gjatë debatit ndërhyri edhe gazetari Artur Çani, por një deklaratë e Cekës i habiti të gjithë. Ai u shpreh ndaj gazetarit të Top Channel, se sot e ka hak që të rrihet, për arsyen sesi po flet për këtë çështje.

Debati: 

Denis Dyrnjaja: A janë populli ata? Ata po kërkojnë punë, po kërkojnë para. Si bëhen paratë, paratë bëhen duke punuar. Si do punojnë këta? Duhet t’ju shkojë nafta, duhet t’ja çojë naftën ajo që e prodhon, kush e detyron këtë shteti. Si e detyron shteti, me vendim gjyqësor. Pse nuk zbatohet vendimi?

Neritan Ceka: Shtetin e detyron populli.

Denis Dyrnjaja: Ja pra ku e popullin në protestë. A janë populli ata?

Artur Çani: Kjo që thua ti nuk është logjikë, e mbylle rrethin brenda vetes. Sa vendime gjykate ka, që më fal për shprehjen fshin menderen shteti shqiptar?

Denis Dyrnjaja: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore thotë…

Artur Çani: Çfarë është ajo, kush e pj*rdh atë? Populli i Mallakastrës duhet të marrë dajakët në dorë atje.

Denis Dyrnjaja: Por për kë t’i marrë mo?

Artur Çani:Për ty të marrin…

Denis Dyrnjaja:Shumë mirë nëse zgjidhet kështu hajd ta bëjmë.

Neritan Ceka: Sot e ke hak çfarë është e vërteta, me mënyrën sesi po flet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis dyrnjaja neritan ceka denis dyrnjaja neritan ceka

Sondazh

Poll