Politike

‘Do ta bëjmë vetë Teatrin?’/ Ina Zhupa ka një pyetje për kryebashkiakun Veliaj: Po tani nga dolën paratë?!

27 Shkurt 2020, 19:50 Nga DOSJA
‘Do ta bëjmë vetë Teatrin?’/ Ina Zhupa ka një

TIRANË–  Zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar sërish lidhur me prishjen e kontratës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Zhupa ka publikuar një video të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, i cili në intervistat shprehej se nuk mund ta ndërtonin vetë godinën pasi nuk kishin buxhet të mjaftueshëm.

“Diskreditim më të madh s`mund ti bënte vetes që nuk la vend pa justifikuar PPP si mungesë parash nga ana e shtetit! Po tani nga dolën paratë?!,”-shkruan Zhupa.

REAGIMI I PLOTË:

Teatri edhe pafytyrësia e aktorit Veliaj! Diskretiton veten duke hedhur poshtë të vetmin argument mbi të cilin miratuan ligjin antikushtetues dhe PPP speciale për Fusha sh.p.k! Veliaj si ushtari i pari i paligjshmërisë bëri avokatinë në cdo studio, në çdo sallë, të ligjit special Fusha, të kullave të Fusha shpk, me një edhe vetëm një argument: Shteti shqiptar nuk ka para që ta ndërtoj vetë teatrin e ri kombëtar! Ky ishte justifikimi i vetëm i PPP së ndarë për Shkëlqim Fushën! Mbas dy vjetesh betejë, mbas dy vjetesh mungese totale transparence nga bashkia, del aktori Veliaj dhe shprehet që teatri përseri do prishet edhe do ndërtohet ai i planit Fusha por tani do e financojë shteti me paratë e veta! Diskreditim më të madh s`mund ti bënte vetes që nuk la vend pa justifikuar PPP si mungesë parash nga ana e shtetit! Po tani nga dolën paratë?!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa teatri me kulla erion veliaj ina zhupa teatri me kulla

Sondazh

Poll