Politike

Koronavirusi/ Bardh Spahia nxjerr mesazhet: Mjekët janë pa maska, rrezikojnë shëndetin e tyre

27 Shkurt 2020, 19:47 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Bardh Spahia nxjerr mesazhet: Mjekët janë pa maska,

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar disa mesazhe, që sipas tij janë të shkruara nga një mjek, i cili denoncon faktin që në Poliklinikën Qëndrore janë pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim. Sipas Spahisë, kjo gjendje nuk mund të tolerohet pasi mjekët rrezikojnë shëndetin e tyre në një kohë që qarkullon frika nga përhapja e koronavirusit.

“Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene? Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????”– shkruan Spahia krahas mesazheve.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë shënuar 17 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi bardh spahia koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll