Politike

Ministri Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Optimist për raportin, shpresojmë se do merret një vendim pozitiv për Shqipë

27 Shkurt 2020, 19:06 Nga DOSJA
Ministri Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Optimist për raportin,

ÇEKI- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se në Pragë, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Várhelyi biseduan edhe për rëndësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë gjatë këtij viti.

“Paraqitja e metodologjisë së re tashmë e ka bërë procesin e negociimit për anëtarësim më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe më dinamik.”- theksoi Cakaj në postim.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj shtoi se të gjithë pjesëmarrësit ndanë pikëpamjen se kjo qasje duhet t’i shtyjë vendet anëtare për të avancuar me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

“Mbi këtë bazë, ne shpresojmë se vendet anëtare do të marrin një vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Shqipërinë bazuar në të arriturat madhore të saj.” – përfundoi Cakaj postimin e tij.

Brenda pak ditësh pritet të dalë edhe Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, për të treguar edhe njëherë nëse janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj ne prage gent cakaj gent cakaj ne prage

Sondazh

Poll