Politike

Kongresi i PS, zbulohet axhenda e punimeve: Nis të premten, por Rama do flasë të shtunën

27 Shkurt 2020, 14:55 Nga DOSJA
Kongresi i PS, zbulohet axhenda e punimeve: Nis të premten, por Rama do

TIRANË- Partia Socialiste nesër do të nisë Kongresin që do të zgjasë për tre ditë rresht. Sipas axhendës e cila, mësohet se do jetë përfundimtare bëhet me dije se do të ketë disa seanca diskutimi që do zgjasin nga disa orë secila. Kongresi do nisë nesër me takimin e grave socialiste, e më pas do vijojë të shtunën me një axhendë më të ngjeshur. Të shtunën ora 10:00 hapja e kongresit do të bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe do ketë më pas një fjalë përshëndetëse nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

Temat e diskutimeve do të jenë: Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019; Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore; Drejtësia dhe sundimi i ligjit; Energjia dhe Infrastruktura; Shqipëria që duam dhe turizmi; E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve dhe Integrimi Europian dhe Rajonal. Për sa i përket fjalës së Edi Ramës, mësohet se ai do të ketë një deklaratë pas seancës së parë dhe mendohet se do zërë një kohë të madhe të punimeve.

AXHENDA

10:00 Hapja e Kongresit. Seanca e Parë. Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA. Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV. Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse: Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019; Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore; Drejtësia dhe sundimi i ligjit; Energjia dhe Infrastruktura; Shqipëria që duam dhe turizmi; E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve; Integrimi Europian dhe Rajonal. Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA

12:00 Seanca e Dytë. Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI. Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI. Programi Politik ‘SHQIPËRIA QË DUAM 2030’, Sekretari për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ. Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA. Diskutime

15:00 Seanca e Tretë.  Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave përzgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike axhenda e kongresit edi rama kongresi i ps 2020 axhenda e kongresit edi rama kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll