Politike

PD monitorim në qendrat shëndetësore të Tiranës, Spahia: S’janë marrë masa për koronavirusin, mungojnë pajisjet mbroj

27 Shkurt 2020, 14:47 Nga DOSJA
PD monitorim në qendrat shëndetësore të Tiranës,

TIRANË- Përfaqësuesi i Grupit të Punës pranë Partisë Demokratike për monitorimin e situatës me Coronavirus, Bardh Spahia po monitoron qendrat shëndetësore në Tiranë.

Gjatë një prononcimi për mediet, Spahia u shpreh se autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar koronavirusin, si dhe mungojnë pajisjet mbrojtëse.

“Ka një fluks të shtuar pacientësh, ndërkohë që nuk ka asnjë masë shtesë për të përballuar një pacient probabilisht të prekur.Gjatë konstatimeve tona dhe bisedimeve me personelin u ngrit i njëjti shqetësim mungesa e pajisjeve mbrojtëse, mungesa e informacionit për përballjen me një situata eventuale prekje.Nga i gjithë personeli na u ngritën shqetësimet për mungesën jo vetëm të maskave kirurgjikale, por edhe maskave të thjesht, mungesën e tutave”, u shpreh Spahia.

Sipas tij një tjetër shqetësim ishte edhe përjashtimi i strukturave të sistemit parësor shëndetësor nga grupet e punës.

“Një tjetër aspekt i rëndësishëm që na u ngrit si shqetësim ishte përjashtimi i strukturës së sistemit parësor nga grupi punës. Një përjashtim që reflektohet nga qendra në bazë. Pra ndihen jo vetëm të abandonuar por edhe të shkëputura nga strukturat.  Në disa raste qytetarët të ndryshëm që kishin ardhur nga Italia kishin kërkuar të bënin tamponin dhe ishin përcjellë duke u thënë që do të bënim një ekzaminim nëse temperatura kalon 38 gradë”, tha Bardh Spahia.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë . Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi perhapja e koronavirusit bardh spahia koronavirusi ne shqiperi perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll