Politike

Gjonaj i përgjigjet Presidentit: Akuzat janë show, ke deformuar faktet. Emri i Vorpsit u botua në Fletoren Zyrtare për të z

27 Shkurt 2020, 14:50 Nga DOSJA
Gjonaj i përgjigjet Presidentit: Akuzat janë show, ke deformuar

TIRANË- Minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë sot në një deklaratë për mediat duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, i cili e akuzon për pjesëmarrje në ‘grushtin e shtetit’ dhe rrëmbimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e saj Gjonaj tha se nuk kishte dalë që t’i përgjigjej Presidentit, por për të sqaruar publikun. 

Sipas saj Presidenti nuk ka të drejtë në luftën që ka nisur,pasi ka deformuar faktet dhe ka shpikur gjithçka vetëm për politikë. Po ashtu u shpreh se Meta ka hallin me Reformën në Drejtësi, prandaj ka shpikur ‘grushtin e shtetit’ dhe ka hedhur akuza kundër saj.  “U rezervoj keqardhjen time për hallin që kanë me Reformën në Drejtësi, por sulmet ndaj meje nuk i lehtësojnë nga këto halle. Presidenti ka ngritur një luftë të deformuar me dokumentet që ka publikuar”, shtoi më tej ministrja.

Më fjalën e saj ajo shtoi se kauza fitkive po bëhet dhe është shpikje prej tij “në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave”. Gjonaj tha se deklaratat nga presidenca janë deformimet të rënda dhe show për rrëmbimin e kompetencave. Në lidhje me botimin në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit, Gjonaj tha se ishte një mekanizëm zhbllokues, pasi Presidenti nuk ushtroi të drejtën e tij të zgjedhjes brenda afatit 30 ditor që ia cakton Kushtetuta. 

Presidenti Ilir Meta ka depozituar të hënën (24 shkurt) në SPAK padinë për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe 2 zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie. Meta paralajmëroi se ka prova të tjera, të cilat po i shqyrton dhe se më 2 mars pret popullin në Bulevard kundër sulmit që sipas tij po i bëhet Kushtetutës së vendit.

Presidenti Ilir Meta prej muajsh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë, Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj i përgjigjet metes ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn ngërçi në kushtetuese etilda gjonaj i përgjigjet metes ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn ngërçi në kushtetuese

Sondazh

Poll