Manifestimi i 2 marsit/ Spiropali: Basha duket më i arsyeshëm, s’po e mbështet me shpirt Ilir Metën
27 Shkurt 2020, 19:22Nga DOSJA
“Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen e aksionit të Ilir Metës”. Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në studion e Abc News me Mirela Milorin, teksa komentoi tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta.
E pyetur nga gazetarja për pozicionin e Lulzim Bashës në një kohë kur është ulur në tryezë me qeverinë për Reformën Zgjedhore dhe nga ana tjetër mbështet tubimin e Metës, Spiropali tha se Basha ka nisur një kurs të ri. Sipas saj kryedemokrati është më i arsyeshëm. Ministrja tha se tubimin e 2 marsit e sheh si aksion të izoluar të LSI dhe Metës.
“Është një marrëdhënie skizoide se Lulzim Basha mirë keq ka nisur një kurs të ri opozitar të them të drejtën është i arsyeshëm, edhe për mënyrën si reagon për cështje si koronavirusi, tërmeti, çështje që kanë interes, duket i arsyeshëm, bashkëpunues dhe do të krijojë profilin e një drejtuesi shteti në të ardhmen. Nga ana tjeter ne mendojmë se është nën presionin e jashtëzakonshmë të këtyre heronjve të përhershëm, të Ilir Metës dhe Sali Berishës sepse gjuha e tyre opozitare është krejtësisht ndryshe nga ajo e Lulzim Bashës. Në fakt përçarja më e madhe ekziston në opozitë, por ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë sepse nuk është puna jonë, le ta gjejnë vetë rrugën. Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen e aksionit të Ilir Metës, do ishte absurde të mbështeste një aksion politik që do të fuqizojë Ilir Metën dhe LSI. Unë e shoh si një aksion të izoluar të LSI dhe Metës personalisht”, tha Spiropali.
ÇEKI- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se në Pragë, së bashku me Ministrat e Jasht...
TIRANË– Presidenca ka reaguar ashpër pasi në një deklaratë për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se vetë Presidenti Ilir Meta ka hallin ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gamend Bardhi i është përgjigjur ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila në një deklaratë për...
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në deklaratën për mediat ka mohuar akuzat e Presidentit të Republikës se ajo është pjesë të ashtuquajturit ‘g...
TIRANË- Partia Socialiste nesër do të nisë Kongresin që do të zgjasë për tre ditë rresht. Sipas axhendës e cila, mësohet se do jetë përfundimtare bëhet me ...
TIRANË- Minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë sot në një deklaratë për mediat duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, i cili e...
TIRANË- Përfaqësuesi i Grupit të Punës pranë Partisë Demokratike për monitorimin e situatës me Coronavirus, Bardh Spahia po monitoron qendrat shëndetësore ...
TIRANË- Personalitetet e PS-së i drejtojnë Kryetarit të PS, Edi Ramës mocion për Reformimin e PS. Mocioni është nënshkruar: Arta Dade, Eva Teqja (Allushi),...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se Shqipëria është e rrezikuar nga koronavirusi dhe nuk jemi ven...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot mediat, duke i akuzuar se po përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Në deklaratën e tij nga Komiteti Kombë...