Politike

Gjonaj: As Presidenti nuk e beson “grushtin e shtetit”, botimi në Fletoren Zyrtare i Arta Vorpsit ishte një mekanizëm zhb

27 Shkurt 2020, 15:08 Nga DOSJA
Gjonaj: As Presidenti nuk e beson “grushtin e shtetit”, botimi

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në deklaratën për mediat ka mohuar akuzat e Presidentit të Republikës se ajo është pjesë të ashtuquajturit ‘grusht shteti’. Gjonaj në deklaratë ka shpjeguar rolin e saj dhe tha se nuk ka bërë asnjë shkelje me botimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ministrja me tej tregoi dhe katër argumente, që sipas saj ajo ka të drejtë dhe shtoi se Presidenti nuk i beson as vetë akuzat që ka bërë në publik.

PJESË NGA DEKLARATA E GJONAJT

Së pari, Presidenti artikulon pa pushim për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mund të konsiderohet non sens dhe logjikisht një lajthitje ligjore e Presidentit. Së dyti, parashikimet për përzgjedhjen e anëtarëve nga Presidenti janë të qarta. Ai ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED. Presidenti e ushtron këtë në dy forma, o me dekret, o me heshtje. Qëllimi i vendosjes së këtij afati ka qenë shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga politika. Afati 30 ditor i Presidentit përfundoi dhe Presidenti nuk e ushtroi të drejtën e tij brenda afatit. Me kalimin e këtij afati bëhet automatik emërimi i kandidatit që është renditur i pari. Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para në listë, konsiderohet e zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e saj nga ligji është bërë më 8 nëntor 2019.

Së treti, Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare zgjedhjen e Vorpsit. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën. Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. E kam shumë të vështirë nëse Presidenti e beson vetë këtë version. Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare. Së katërti, Presidenti deklaron se grupi i struktura në Ministrinë e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka botuar një vendim që nuk kishte kompetenca. Në fakt është krejt e kundërta. Kuvendi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë faktin që afati 30 ditor i Presidentit ka përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i parë në listë zgjidhet automatikisht.

Minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë sot në një deklaratëe për mediat duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, i cili e akuzon për pjesëmarrje në ‘grushtin e shtetit’ dhe rrëmbimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e saj Gjonaj tha se nuk kishte dalë që t’i përgjigjej Presidentit, por për të sqaruar publikun. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj etilda gjonaj i përgjigjet metes ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn etilda gjonaj etilda gjonaj i përgjigjet metes ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn

Sondazh

Poll