Politike

“Shpiku grushtin e shtetit”, Bardhi i përgjigjet Gjonajt pas deklaratave për Metën: Gjej një avokat në vend që të mas

27 Shkurt 2020, 16:38 Nga DOSJA
“Shpiku grushtin e shtetit”, Bardhi i përgjigjet Gjonajt pas

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gamend Bardhi i është përgjigjur ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila në një deklaratë për shtyp komentoi 2-marsin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta dhe u shpreh se ky i fundit nuk ka të drejtë në luftën që ka nisur, pasi ka deformuar faktet dhe ka shpikur gjithçka vetëm për politikë. Sipas Bardhit, Gjonaj, në vend që të mashtrojë popullin duhet të gjejë një avokat. Gazmend Bardhi shton se ministrja ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se për këtë gjë, Presidenti ka paraqitur prova.

Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese. Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo,”- shprehet Bardhi.

Paraditen e sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, komentoi 2-marsin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta dhe u shpreh se ky i fundit nuk ka të drejtë në luftën që ka nisur,pasi ka deformuar faktet dhe ka shpikur gjithçka vetëm për politikë. Sipas Gjonajt, Meta ka hallin me Reformën në Drejtësi, prandaj ka shpikur ‘grushtin e shtetit’ dhe ka hedhur akuza kundër saj. 

Presidenti Ilir Meta ka depozituar në SPAK padinë për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe 2 zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie. Meta paralajmëroi se ka prova të tjera, të cilat po i shqyrton dhe se më 2 mars pret popullin në Bulevard kundër sulmit që sipas tij po i bëhet Kushtetutës së vendit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj gazmend bardhi etilda gjonaj gazmend bardhi

Sondazh

Poll