Aktualitet

Dhunë dhe në Kategorinë e Dytë, portieri i Termit sulmon trajnerin e Maliqit (VD)

17 Mars 2019, 16:13 Nga DOSJA
Dhunë dhe në Kategorinë e Dytë, portieri i Termit sulmon

MALIQ- Në sfidën e javës së 17-të në grupin B të Kategorisë së Dytë, që po zhvillohet në kryeqytet mes Termit dhe Maliqit, ka pasur sërish incidente.

Sipas Parorama Sport, portieri Bledar Malaj i Termit, la portën dhe shkoi të sulmonte trajnerin e Maliqit, Devis Mema. Pas disa minutave të tensionuara, u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të qetësohej.

Episodet e dhunës në kampionait shqiptar të futbollit janë të shumta. Sot një lojtar i Tiranës u dhunua nga tifozët, po ashtu ditë më parë, në fillim të muajit mars në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, u dhunua arbitri  Eldorian Hamiti.

Ishin minuta e fundit të ndeshjes, kur arbritri dha një penallti në favor të Laçit, dhe solli irritimin e tifozëve dhe të drejtuesve të Kamzës.(Lexo këtu) Për veprimin, FSHF rrëzoi nga Superiorja skuadrën e Kamzës (Lexo këtu), ndërsa arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në rikthimin e uniformave blu. (Lexo këtu)

Arbitrat dhe skuadrat bojkotuan kampioantin, ndërsa FSHF pas takimeve më qeverinë, organizoi dhe një tryezë me të gjithë aktorët e përfshirë në futboll. (Lexo këtu) Në takim që mori pjesë dhe Kryeministri, ku dhe u ra dëkord për ndrëhyrje në ligjin për sportin dhe rikthimin e Policisë në stadiume.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne futboll kategoria e dyte maliqi termi dhuna ne futboll kategoria e dyte maliqi termi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 16:00

Tymi mbulon Vlorën, digjen gomat dhe mbetjet (VD)

VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...