Politike

Rama sulmon mediat: Koronavirusi po shoqërohet me infodemi, kanë nxitur panikun (VD)

27 Shkurt 2020, 11:53 Nga DOSJA
Rama sulmon mediat: Koronavirusi po shoqërohet me infodemi, kanë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot mediat, duke i akuzuar se po përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Në deklaratën e tij nga Komiteti Kombëtar i Sigurisë, ku tregoi masat e marra kundër koronavirusit, kreu i qeverisë tha se media po bën një infodemi.

“Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë. Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme. Po shoqërohet edhe me infodemi. Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë.

 Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme“, ishte kjo deklarata e Ramës.

Duke vijuar më tej kryeministri shtoi: Ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë. Kreu i qeverisë tha se s’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Kryeministri u shpreh se është vendosur dhe vendi për karantinë që do jetë shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Rama sulmoi mediat duke i akuzuar si shpërndarëse të lajmeve të rreme. Ndërsa Manastirliu tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fake news per koronavirusin rama dhe fake news rama mbledh komitetin kombetar te sigurise edi rama fake news per koronavirusin rama dhe fake news rama mbledh komitetin kombetar te sigurise

Sondazh

Poll