Politike

Manastirliu për koronavirusin: Kemi marrë të gjitha masat, jemi vend i rrezikuar (VD)

27 Shkurt 2020, 12:11 Nga DOSJA
Manastirliu për koronavirusin: Kemi marrë të gjitha masat, jemi

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se Shqipëria është e rrezikuar nga koronavirusi dhe nuk jemi vend imun. Manastirliu u shpreh se janë marrë masat dhe kemi të gjithë skenarët për përballimin e koronavirusit të ri.

Situata në Itali na ka vendosur në një lloj gjendje alerti. Nga ana tjetër dje Greqia ka shfaqur rastet e para. Kemi marrë masat për rritjen e stokut për mbrojtjen e personelit mjekësor i cili është në front të punës dhe është në kontakt. Spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm për mbrojtjen e tyre. Protokollet mjekësor janë po aq të rëndësishme për t’u ndjekur.

Me evidentimin e rastit të parë ne vëmë në gatishmëri strukturën në QSUT me një kapacitet prej 80 shtretërish. Ne kemi vendosur kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen personale, medikamenteve dhe për sa i përket karantinës. Ne kemi siguruar kushtet për të siguruar përballjen me visurin e ri. Ai ka marrë masat për të gjithë skenarët që mund të përballemi. Duke qenë se ky virus po prek të gjithë vendet probabiliteti është të prekë edhe Shqipërinë. Nuk jemi imun nga sëmundjet infektive”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë. Kreu i qeverisë tha se s’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Kryeministri u shpreh se është vendosur dhe vendi për karantinë që do jetë shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Rama sulmoi mediat duke i akuzuar si shpërndarëse të lajmeve të rreme. Ndërsa Manastirliu tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu rama mbledh komitetin kombetar te sigurise koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu rama mbledh komitetin kombetar te sigurise

Sondazh

Poll