Politike

Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë: Karantina do ndërtohet në Durrës, s’ka raste të konfirmuara me koronavirus

27 Shkurt 2020, 11:44 Nga DOSJA
Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë: Karantina do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku kanë marrë pjesë ministrat dhe zyrtarë të tjerë dhe tema e diskutimit lidhej me masat e marra kundër koronavirusit. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë ka bërë me dije se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

Deri tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Janë testuar në ISHP deri sot 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negative. Situata është ndjekur me vëmendje të vecantë nga Ministria e Shëndetësisë, që ka ngritur që në muajin e parë, task forcën për përgatitjen, parandalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe, që është një sfidë që na takon ta përballojmë ne, sipas rekomandimeve të OBSH, duke ndërtuar një strategji me të gjithë hapat në funksion të parandalimit të infeksionit në vendin tonë”, u shpreh Rama.

Më tej numri një i qeverisë tha se karantina do ndërtohet në Durrës, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por shtoi se po mendohet që në disa spitale të ketë dhoma të veçanta që do jenë karantina. Më tej reagoi kundër mediave dhe qytetarëve të cilët kanë folur për koronavirusin. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shikojnë mediat, por të lexojnë Biblën, Kuranin, të dëgjojnë Papën dhe deklaratat zyrtare të qeverisë.

Harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet një karantinë në Durrës. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur ta përballojë këtë situatë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama karantina ne durres koronavirusi ne shqiperi rama mbledh komitetin kombetar te sigurise edi rama karantina ne durres koronavirusi ne shqiperi rama mbledh komitetin kombetar te sigurise

Sondazh

Poll