Politike

Rama jep lajmin: Shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë (VD)

27 Shkurt 2020, 11:36 Nga DOSJA
Rama jep lajmin: Shtëpia e pushimit të Ministrisë së

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku ka folur për koronavirusin dhe ka thënë se Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë. Në deklaratën e tij Rama u shpreh se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë, në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatar se i përmbush standartet”, u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë. Kreu i qeverisë tha se s’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Kryeministri u shpreh se është vendosur dhe vendi për karantinë që do jetë shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Rama sulmoi mediat duke i akuzuar si shpërndarëse të lajmeve të rreme. Ndërsa Manastirliu tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama karantina ne durres koronavirusi ne shqiperi rama mbledh komitetin kombetar te sigurise edi rama karantina ne durres koronavirusi ne shqiperi rama mbledh komitetin kombetar te sigurise

Sondazh

Poll