Aktualitet

VIDEO/ Sërish dhunë në futbollin shqiptar, tifozët godasin lojtarin e Tiranës

17 Mars 2019, 15:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Sërish dhunë në futbollin shqiptar, tifozët godasin

TIRANË- Një tjetër episode dhune ka ndodhur që në javën e parë të rinsjes së kampionatit të futbollit në Shqipëri.

Sot në takimin mes Kastriotit dhe Tiranës, një lojtar është goditur nga tifozët. Siç raportohet nga Fushë-Kruja, në momentet e mbylljes së takimit, është goditur lojtari i Tiranës, Grent Halili.

Edhe në momentet që arbitrat po dilnin nga fusha, edhe trajneri Mema është afruar tek trupa e arbitrave,  por është ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit, dhe është përplasur pikërisht me këta të fundit.

Episodet e dhunës në kampionait shqiptar të futbollit janë të shumta, pasi vetëm pak ditë më parë, në fillim të muajit mars në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, u dhunua arbitri  Eldorian Hamiti.

Ishin minuta e fundit të ndeshjes, kur arbritri dha një penallti në favor të Laçit, dhe solli irritimin e tifozëve dhe të drejtuesve të Kamzës.(Lexo këtu) Për veprimin, FSHF rrëzoi nga Superiorja skuadrën e Kamzës (Lexo këtu), ndërsa arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në rikthimin e uniformave blu. (Lexo këtu)

Arbitrat dhe skuadrat bojkotuan kampioantin, ndërsa FSHF pas takimeve më qeverinë, organizoi dhe një tryezë me të gjithë aktorët e përfshirë në futboll. (Lexo këtu) Në takim që mori pjesë dhe Kryeministri, ku dhe u ra dëkord për ndrëhyrje në ligjin për sportin dhe rikthimin e Policisë në stadiume.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne futboll goditet lojtari i tiranes dhuna ne futboll goditet lojtari i tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...