Aktualitet

“E qëlloi 5 herë”, miku i autorit të vrasjes së 62-vjeçarit flet në Polici: Autorin e kam mik dhe komshi

17 Mars 2019, 15:08 Nga DOSJA
“E qëlloi 5 herë”, miku i autorit të vrasjes së

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot një 56-vjeçar, i cili dyshohet të jetë mik i autorit të vrasjes së 62-vjeçarit tek kodrat e liqenit.

Pas arrestimit 56-vjeçari, (Lexo këtu) Myftar Pasha, ka dhënë dëshminë e tij në Polcia dhe deklaron se ai ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ishte tremuar nga ajo që kishte ndodhur.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti “ku je”. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me të birin. Islami më tha “boo kush duron këtë, do me kujtojë lekët”.

Kur haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshen të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Viktima, Haxhi Baxhinozi, ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. 

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:00 të mbrëmjes teksa 62-vjeçari kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur. Aty është afruar dhe pas një konflikti verbal, ai ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Pasi ka qëlluar ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshmia e myftar pashes haxhi baçinozi muftar pasha vrasja në tiranë vrasja per borxhet vrasja tek kodrat e liqenit deshmia e myftar pashes haxhi baçinozi muftar pasha vrasja në tiranë vrasja per borxhet vrasja tek kodrat e liqenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...