Aktualitet

OFL me ‘sytë’ nga Shijaku, ‘pusulla’ shkon tek Astrit Avdyli dhe ‘llupësi’ i grupit Keçi, hesapet që kanë pa mb

26 Shkurt 2020, 12:19 Nga DOSJA
OFL me ‘sytë’ nga Shijaku, ‘pusulla’ shkon tek

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit është shtrirë sot në Shijak, ku i është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë, Astrit Balliut dhe Keçit. Të dy këta persona, rezultojnë të dënuar për vrasje, njëri në Durrës e tjetri në Itali. Por kush është Astrit Balliu? As më shumë e as më pak, se Astrit Avdyli, i famshmi personazh i përgjimevve të BILD. (Lexo këtu të gjitha lajmet për Astrit Avdylajn). 

Astrit Avdyli, 45 vjeç, ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje. Me origjinë çame, i rritur jetim dhe pa baba, Astrit Avdyli njihet si i “Urti”, pasi në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë. Grupi i Shijakut njihet si një grup i përbërë me njerëz të dhunshëm.

Babai i tre fëmijëve, u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës. Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm, me lidhje të forta, që siç mësohet sot, shkojnë deri tek kupola e shtetit shqiptar. Vëllezërit Avdyli, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale.

Ndërkohë që edhe Astrit Keçi mban mbi supe histori. I njohur si ‘Llupësi’ për shkak të pasionit të tij për ushqimin, Keçi u ekstradua në Itali në vitin 2019, pasi ndaj tij qëndron një dënim prej 10 vitesh për trafik droge.

Astrit Keci prej vitesh fshihej në Shqipëri, por pas një hetimi të koordinuar me policinë e Triestes, Zyrën ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimin Policor të bashkëpunimit Ndërkombëtar, u arrit të zbulohej vendndodhja e tyre. Keci ishin në krye të grupit “Keci” që operonte në Shijak dhe që është konsideruar si një nga organizatat kryesore të trafikut të drogës. Astrit Keçi është i afërm i Durim Keçit, i njohur si “i forti i Shijakut”.

NJOFTIMI I OFL:

OFL, 26 shkurt Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimie pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj CukalitOrges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lamajt, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes Elbasan dhe Kreshnik Budllës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit avdyli astrit balliu astrit keci ofl ne terren astrit avdyli astrit balliu astrit keci ofl ne terren

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:59

Për kë ndryshon Tirana?

Për kë ndryshon Tirana? Për ambasadorët buzagazë me sy të qelqtë që janë “në garë” kush të vijë në Tiranë? Për “vip-at nga vende serioze” të cilët veç Ti...

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:24

DURRES- Vajza e familjes Tosuni, ka shpërthyer në lot dhe ulërima kur ka mësuar se i ati, Ruzhdiu e ka lenë të pajetë, Hajdien, pasi e ka qëlluar për vdekje me ...