Aktualitet

26 Shkurt 2020, 11:24 Nga DOSJA

DURRES- Vajza e familjes Tosuni, ka shpërthyer në lot dhe ulërima kur ka mësuar se i ati, Ruzhdiu e ka lenë të pajetë, Hajdien, pasi e ka qëlluar për vdekje me levë hekuri në dyqanin e tri fëmijëve. Vajza, fëmija i tretë i familjes, ka kërkuar të ëmën, teksa përpiqen ta mbajnë larg skenës së krimit, efektivët e policisë.

“Ku është nana, s’dua asnjë. Asnjë s’dua këtu. Mami, maaaaa, ku është mami? Më lini ta shoh… Të lutem o ma, o mami ime, o mami ime ku je?! Lëshomë se dua të shoh mamin tim. Pse nuk je tani?”-thotë vajza, në videon e publikuar nga “BalkanWeb” .

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh. Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, ka qëlluar me levë, të shoqen Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hajdie tosuni ruzhdi tosuni vritet gruaja ne durres hajdie tosuni ruzhdi tosuni vritet gruaja ne durres

Sondazh

Poll