Aktualitet

Boshatisen supermarketet, plas grushti mes dy të rinjve në Itali për mungesë ushqimesh (VD)

26 Shkurt 2020, 11:37 Nga DOSJA
Boshatisen supermarketet, plas grushti mes dy të rinjve në Itali

ITALI– Në Itali përhapja e Koronavirusit ka krijuar panik tek qytetarët të cilët janë dyndur nëpër supermarkete duke blerë ushqime për një kohë të gjatë me frikën se do të izolohen për javë të tëra në shtëoi nga ky virus vdekeprurës.

Në një video të bërë virale në mediat e huaja është parë se dy të rinj rrihen me grushte në mes të supermarketit në një zonë të Italisë ku janë izoluar mbi 50 mijë njerëz.

Shkak që dy të rinjtë janë zënë dhe kanë bërë atë gjest të shëmtuar ka qenë mungesa e ushqimeve brenda supermarketit, dhe secili prej tyre ka dashur të blejë sa më shumë ushqime.

Për t’i ndarë dy të rinjtë kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë, të cilët kanë arritur të qetësojnë dy italianët.

</div

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 12 viktima ne itali koronavirusi ne itali zihen dy te rinjte per ushqime ne supermarket 12 viktima ne itali koronavirusi ne itali zihen dy te rinjte per ushqime ne supermarket

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:24

DURRES- Vajza e familjes Tosuni, ka shpërthyer në lot dhe ulërima kur ka mësuar se i ati, Ruzhdiu e ka lenë të pajetë, Hajdien, pasi e ka qëlluar për vdekje me ...