Aktualitet

Shkon në 12 numri i viktimave në Itali nga Koronavirusi

26 Shkurt 2020, 11:26 Nga DOSJA
Shkon në 12 numri i viktimave në Itali nga Koronavirusi

ITALI– Ditën e sotme numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 12. Mësohet se viktima e 12 është një 70-vjeçar i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij virusi vdekjeprurës.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi:  Repubblica.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:24

DURRES- Vajza e familjes Tosuni, ka shpërthyer në lot dhe ulërima kur ka mësuar se i ati, Ruzhdiu e ka lenë të pajetë, Hajdien, pasi e ka qëlluar për vdekje me ...