Aktualitet

Krim në familje në Durrës, burri vret gruan në dyqanin e metrazheve, vajza: Më lini të shoh mamin (EMRAT+VD)

26 Shkurt 2020, 10:53 Nga DOSJA
Krim në familje në Durrës, burri vret gruan në dyqanin e

DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç ka qëlluar disa herë me metër metalik në kokë bashkëshorten e tij, 59-vjeçaren, Hajdie Tosuni, duke lënë këtë të fundit të vdekur. Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit të qytetit, brenda një dyqani metrazhesh që ishte në pronësi të çiftit. Burime nga vendngjarja shtojnë se para debatit, çifti, që bënte pjesë në komunitetin rom, ishte konfliktuar rëndë. Tosuni, është vetë-dorëzuar në polici, pak minuta pas vrasjes.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak, Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orëve që ndodh në familjet shqiptare. Mbrëmjen e djeshme, Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe të vëllain e saj në Mirditë. Fatmir Kolecaj vrau ish-bashkëshorten, Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç. Esmeralda dhe Fatmiri ishin divorcuar 3 vite më parë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsambrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna, por teksa po ktheshin në shtëpi në oborr janë qëlluar për vdekje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hajdie tosuni ruzhdi tosuni vrasje me thike ne durres vritet gruaja ne durres hajdie tosuni ruzhdi tosuni vrasje me thike ne durres vritet gruaja ne durres

Sondazh

Poll